RCCOLA

Norvegjezët trajnojnë falas nëpunësit e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Gjilan -Shoqata e asociacionit të komunave Norvegjeze KS-Kosova, u ka ofruar një trajnim bazik të teknologjisë informative nëpunësve civil komunal në Kamenicë.

Shoqata e Asociacionit të Komunave Norvegjeze KS-Kosova ka ofruar trajnimin falas për teknologji informative për disa nëpunës civil të Kamenicës.

Hidromorava

Ky trajnim përfshinë elementet themelore duke filluar nga Microsoft Windows, internet, dhe Microsoft Office si dhe ka mobiluar zyrën e trajnimit me tavolina dhe gjashtë kompjuterë si donacion.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 21 nëpunës civilë, dhe ka zgjatur 5 ditë dhe në grupe. Pjesëmarrësit e trajnimit do të shpërblehen me certifikata nga trajnerët./rajonipress/