Nora, për më të bukurën e botës
Nora Ademi është një vajzë kosovare që po e përfaqëson Zvicrën në evenimentin Miss Model of the World që do të mbahet më 20 nëntor. Nora në një intervistë për Express flet për pritjen që po ja bëjnë asaj në Kinë dhe shpresën e saj që do të fitojë në këtë garë.
Express: Ju pritet që të përfaqësoni Zvicrën në Miss Model of the World që po mbahet në Kinë. Si po ju presin atje?
Nora: Ende jemi duke u përgatitur. Momentalisht jemi në Hong Kong ku edhe mund të përdorim facebook-un, por jo edhe në Kinë. Këtu përfaqësojë Zvicrën si miss. Po ndihem shumë. Finalja pritet që të mbahet më 20 nëntor. Të shohim më vonë rezultatin.
Express: Sigurisht tani keni filluar që të bëni shoqe. Me cilat mise po shoqëroheni dhe cilat qytete po i vizitoni më shumë?
Nora: Kryesisht po rrimë në qytetin e Shenzhen. Më shumë po shoqërohem më Miss Albania dhe me Miss SHBA. Përpos këtij qyteti, Shenzhen kemi vizituar edhe qytetin Anshan. Mikpritja këto është shumë e mirë. Sapo na shohin në rrugë, na i marrin telefonat dhe kamerat dhe bëjnë foto me ne. Kjo është një garë e rëndësishme që e udhëheq një personalitet i njohur si Miss Anna Zhongyi.
Express: E dinë miset tjera që jeni nga Kosova por e përfaqësoni Kinën në këtë eveniment?
Nora: Ende nuk ka pas momente që ta bëj publike se jam nga Kosova, por kur me pyesin vajzat se në çfarë gjuhe flas me Miss Albania dhe përse në kuptohemi, atëherë unë i them duke qeshur se jam shqiptare me origjinë por jetojë në Zvicër.
Express: Keni disa javë që jeni atje. Ju ka marrë malli për familjen?
Nora: Me ka marrë malli shumë për mamin, babin dhe dy vëllëzerit e mijë…Me mungojnë shumë sepse jam që tri javë dhe tri ditë në Kinë. Por mbi të gjitha është Miss Albania ajo që më mbështetet dhe me shoqëron shumë. Jemi shumë të lumtura së bashku këtu.
Express: A beson që do ta fitosh kurorën e Miss Model of the Ëorld?
Nora: Gjithçka është e mundshme por kam në konkurrencë edhe vajza shumë të bukura. Kjo varët jo vetëm nga bukuria por edhe nga sjelljet dhe të gjitha gjërat e tjera. Mendoj se deri me tani jam sjell ashtu sikurse jam në realitet. Andaj pse mos të besojë.
Express: Me çka do të merreni pasi të përfundojë kjo garë, me modelim, aktrim, muzikë, apo çka?
Nora: Besoj se do të vazhdojë me modelim, pasi që përparësi në jetën time është modelimi. Por nuk është modelimi që do ja kushtojë 100 për qind të kohës sepse merrem edhe me një punë tjetër në Zvicër.

