Nora Istrefi anulon dasmën
Ishte parashikuar që dasma e tyre të mbahej këtë fillim vjeshte, pra në shtator, por këngëtarja Nora Istrefi, ndërsa ka qenë këtë numër personazhi i kopertinës së njërës prej revistave më të njohura në Kosovë, ka deklaruar se ceremonia e saj martesore është anuluar.
Të paktën për këtë vit.
Angazhimet e shumta të Norës dhe Robertit, kanë bërë që ata të dy të mbeten pa martuar…
Megjithatë, siç ka rrëfyer këngëtarja, martesa nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre, sepse ata prej vitesh jetojnë bashkë dhe kanë një dashuri të konsoliduar tashmë. (Bluetooth)