Uji Dea

“Nobeli” për letërsinë më 11 tetor, Kadare në garë

/ 1 minutë lexim

Tiranë – Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pritet të ndahet më 11 tetor, pas publikimit të datave të ndarjes së këtij çmimi sipas fushave përkatëse.

Sipas parashikimeve, vendi i parë “luhet” mes shkrimtarit kinez, Mo Yan, dhe atij japonez, Haruki Murakami. Në këtë renditje paraprake, Ismail Kadare mbante vendin e katërt.

Akademia Suedeze si çdo vit e shpall më vonë datën, por duke iu referuar traditës, gazetat kanë shkruar se ceremonia do të zhvillohet ditën e enjte, që i takon data 11 tetor.

Hidromorava

Për të disatën herë Kadare është kandidat për këtë çmim që sivjet ka vënë në garë 46 emra shkrimtarësh. Vitin e kaluar, fitues i çmimit më të madh në letërsi ka qenë poeti suedez Tomas Transtromer.

Ndarje e çmimeve “Nobël” do të fillojë më 8 tetor, kur do të ndahet çmimi për mjekësinë, dhe do të përfundojnë në 15 tetor, me çmimin për ekonominë.