FIDANISHTJA

Njohjet s`janë blerë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Kosova nuk ka blerë njohje se nuk ka as fonde. Deklaratat e ish-Ministrit Skënder Hyseni, se kam bërë tregti me shtetet që e kanë pranuar pavarësinë, janë sikur përgojimet e Vuk Jeremicit. Në Mali kam dërguar kompjuterë në mënyrë të ligjshme. Ndryshimet në Qeveri do të ndodhin dhe ne do të marrim përgjegjësi në fushën e zhvillimit ekonomik. Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, flet për Express.

Express: Cila është përgjigja juaj ndaj deklaratës së Ish-Ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, se po blihen njohjet?

Pacolli: Së pari, unë nuk kam ndonjë informacion lidhur me këtë që po pyesni ju, sepse jam në rrugë larg Kosovës. Këtë informatë e kam dëgjuar prej mediave në Beograd. Më kanë thirrur ato media dhe kanë dashur të komentoj. Pyetja ka qenë prej tyre, ashtu qysh po ma bën edhe t’i tash, mirëpo pak më brutalisht. Do të thotë më kanë pyetur se cili është komenti juaj në deklaratën e ish-Ministrit të Jashtëm të Kosovës se Kosova është duke i blerë njohjet. Për mua ka qenë një shok i madh ky dhe nuk kam komentuar në ato çka më kanë thënë ata. Nuk e di deklaratën e z. Hyseni, nuk e kam dëgjuar deklaratën e tij. Këtë po e them prej asaj që kam lexuar nëpër media. Nëse ka thënë ashtu, është ligështi shumë e madhe një deklaratë e tillë. Krejt po mendoj në atë të kaluarën dhe propagandën që e ka bërë Jeremici kundër nesh. Sikurse z. Hyseni, edhe Jeremic të njëjtat fjalë i ka përgoju, duke thënë se Kosova po i blen njohjet. Është e çuditshme nëse e ka thënë këtë z. Hyseni. Ai e di shumë mirë se sa i vështirë është lobimi. Edhe njëherë po them se është e çuditshme sepse kur është në pyetje shtetndërtimi i Kosovës, secili duhet të japë kontributin e vet pa pengesa. Një deklaratë e tillë nuk është dinjitoze dhe sidomos kur flitet për një diplomat si ai, një gjë e tillë është absurde.

Express: A ka mjete Kosova t’ i paguajë njohjet?

UBT

Pacolli: Kosova nuk ka fond për me ble njohje. Kosova nuk ka harxhuar asnjë cent sa i përket blerjes së njohjeve. Sepse Kosova ka argumente të mjaftueshme për t’i arritur njohjet. Serbia është ajo që ka shpenzuar miliona euro duke tentuar të korruptojë njerëz për të penguar njohjen e Kosovës. Kosova nuk ka fond për me i pagu lobistat e vet dhe bile as s’ka mundësi me i mbulu shpenzimet e tyre. Është shumë e vërtetë se unë kam lobistë anembanë botës. Lobistët kanë punuar dhe vepruar për Kosovën, edhe sigurisht se ata nuk e kanë bërë falë atë. Unë shpenzimet e tyre i kam marrë komplet prej fondit tim dhe nuk është asnjë gjë e fshehur as ilegale. Këtë e kam bërë për Kosovën. Por, Kosova nuk ka blerë njohje. Kosova i trajton njohjet si sakrificë e krejt kosovarëve dhe si meritë e pakontestueshme.

Express: z. Pacolli, Skënder Hyseni ka përmendur disa kompjuterë dhe disa kolltukë që keni thënë se i keni dërguar në Mali…

Pacolli: Unë asnjëherë nuk tërhiqem se i kam dërguar nëpërmjet një bashkëpunëtorit tim atje, i cili m’i ka kërkuar dhe s’kam dërguar kolltukë, por kam dërguar tre kompjuterë dhe ata kompjuterë i kam paguar prej fondit tim. Ai m’u ka lut se, ju e dini se administrata e Malit ka qenë e shkatërruar prej puçit ushtarak, prej luftërave të brendshme dhe unë i kam si asistencë në ndërtimin e ambientit të punës. Fundi i fundit, unë kam edhe fondacion mirëbërës dhe ai është aktiv në krejt botën. Këta kompjuterë nuk janë kontrabanduar, por janë shkuar drejt prej këtu në të gjitha doganat e botës dhe të Malit dhe ua kam dhënë atyre. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht normale edhe nuk shoh asgjë johumane ose jomorale.