GRANDEMALL

Njohja nga Kenia me lobim të Pacollit, Haradinaj me ironi ndaj VV: Ata që e shkatërruan Kosovën 20 vjet s’po ndalën së shkatërruari

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kenia e ka njohur Kosovën shtet, me lobim direkt të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Duke iu referuar diskursit të Lëvizjes Vetëvendosje për “shkatërrimin 20 vjeçar të Kosovës”, Haradinaj me ironi tha se “.ata që e shkatërruan Kosovën për 20 vjet nuk po ndalen së shkatërruari”.

Haradinaj tha e kjo njohje është falë ish-presidentit Behgjet Pacolli.

FITORJA

“Lajm jashtëzakonisht i mirë njohja e Kosovës nga Kenia. Ata që “e shkatërruan Kosovën për 20 vjet” nuk po ndalen së “shkatërruari” me njohje të reja dhe riparim marrëdhëniesh, qofshin jashtë politikës, qofshin nga pozicioni i opozitës. Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë”.

“Ata që nuk i bënë asnjë të mirë Kosovës, sot dolën edhe një herë qartazi, me video dhe me zë, kundër njerëzve të saj, kundër administratës së aleatit më të madh të Kosovës dhe, si zakonisht, kundër medias dhe operatorëve ekonomikë kosovarë”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.