Uji Dea

Njohësit e çështjeve politike: Opozita e nevojshme, lehtëson dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë së përfshirja e opozitës në dialogun me Serbinë është e nevojshme dhe se për këtë duhet të mbahet edhe një seancë parlamentare për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Partitë opozitare në Kuvend po refuzojnë të jenë pjesë e dialogut në Bruksel, në atë që po quhet faza e fundit e bisedimeve me Serbinë.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për RTV Dukagjinin se është e nevojshme që edhe opozita të jetë pjesë e bisedimeve, në mënyrë që marrëveshja e mundshme me Serbinë të kalojë në Kuvend.

“Përfshirja e opozitës është më se e nevojshme kur kemi parasysh edhe konstalacionin e forcave në qeveri. Ne e dimë që partitë në pozitë kane vetëm 61 vota, dhe për marrëveshje ndërkombëtare, siç do të jetë edhe marrëveshja me Serbinë duhen 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj duhet patjetër edhe përfshirja e opozitës në mënyrë që marrëveshja e arritur të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Krasniqi, duke shtuar se Kuvendi do të duhej ta kishte diskutuar tashmë këtë temë, përcjell Telegrafi.

ARKATANA

Edhe njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi thotë se përfshirja e opozitës në bisedime do të ishte lehtësim për procesin.

“Përfshirja e opozitës do të ishte një lehtësim për procesin e dialogut. Mendoj se LDK-ja duhet të reflektojë, sepse Vetëvendosje ka refuzuar gjithnjë procesin. Ata (Vetëvendosje) kanë refuzuar edhe dialogun edhe Ahtisarin, por LDK-ja ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dialogut, dhe të gjitha marrëveshjeve tjera të arritura deri më tani”, ka deklaruar Maliqi.

Ndërkaq ditë më parë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se deri në shtator ka kohë të krijohet grupi i unitetit për bisedime me Serbinë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.