ARKATANA

Njoftim me rëndësi për qytetarët, fillon pagesa e tatimit në pronë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, njofton qytetarët se ka nisur nxjerrja e faturës, mënyra e pagesës dhe afati i pagesës së tatimit në prone.

Kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe duke pas parasysh vonesën në lëshimin e faturave për vitin 2026 nga Departamenti i Tatimit në Pronë.

Komuna e Gjilanit, njofton tatimpaguesit që janë të regjistruar në sistemin e tatimit në pronë me numra personal të Republikës së Kosovës se mund të nxjerrin faturën e tatimit në pronë drejtpërdrejt në platformën e-KOSOVA në linkun https://ekosova.rks-gov.net/ ose duke u paraqitur personalisht në komunën ku edhe janë pronarë/e ose posedues/e të pronës së paluajtshme.

Pagesa e tatimit në pronë, mund të bëhet në ndonjë nga bankat e licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Përmes E-Banking. Përmes platformës E-Kosova. Në Postën e Kosovës apo institucione tjera të licencuara në Kosovë.

“Nëse nuk jetoni në Kosovë, shfrytëzoni alternativa tjera të pagesës, thonë nga Zyra e Tatimit në Pronë.

Eco Higjiena

Nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa tregojnë se të gjithë tatimpaguesit që nuk e kanë bërë pagesën e tatimit në pronë, që pagesën ta bëjnë me kohë, që të shmangni llogaritjen e interesit dhe gjobës.

Pagesa e tatimit në pronë për personat fizik rezidentë (që kanë numër personal të Republikës së Kosovës), mund të bëhet në dy këste të barabarta dhe atë:

Kësti i parë mund të paguhet deri me 30 qershor 2026 dhe kësti i dytë mund të paguhet deri me 30 shtator 2026.

Për personat fizik jo-rezident (pa numër personal të Republikës së Kosovës, ose me numër personal të një shteti të tjetër të huaj) tatimi në pronë mund të paguhet në një këst të vetëm, më së largu në datën 30 shtator 2026.

Nga Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, tregojnë se nëse pagesa nuk paguhet sipas afateve si më lartë, pason llogaritja e gjobës dhe interesit si në vijim: në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet një gjobë prej 10%. Në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet interesi në baza mujore prej 0.65%.