Fundamenti

Njoftim i rëndësishëm nga “Eco – Higjiena” për konsumatorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të nderuar konsumatorë të shërbimeve tona ! Ne jemi në procesin e vlerësimit të të gjitha punëve në kuadër të veprimtarisë sonë. Kemi konstatuar se ka shumë klientë të cilët përkundër gjithë përpjekjeve tona për shërbim cilësor dhe inkasim efikas, kanë akoma borxhe të papaguara ndaj nesh, të cilat janë krijuar në rrethana të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme. Borxhet e juaja kundruall kompanisë “Eco-Higjiena” e kanë sjellë atë, disa herë në situata të vështira dhe të padëshirueshme ekonomike, gjë që ka rezultuar edhe në cilësinë e shërbimeve tona ndaj jush. Prandaj, të shtyrë nga kjo situatë, ne kemi qenë të detyruar të shpërndajmë tani së fundi vërejtjet edhe me shkrim në fillim të muajit korrik, ndaj disa klientëve të identifikuar me obligime të larta.

Hidromorava

Në mënyrë që t’ju shmangemi shpenzimeve të larta gjyqësore dhe shpenzimeve që do të krijoheshin pranë zyrës së përmbaruesit privat, e për hirë të interesit të dyanshëm, ne e kemi shtyrë afatin e njoftimit deri më date 31.08.2018, për të ju lënë mundësi këtyre klientëve që të shlyejnë obligimet e veta. Për të zgjidhur këtë problematikë një herë e përgjithmonë në lidhje me borxhet ekzistuese, inkurajojmë që secili klientë me obligime ndaj ndesh, të paraqitet në zyret e Kompanisë Eco-Higjiena, në mënyrë që me secilin mbi baza individuale të zgjidhim këtë çështje. Shpresojmë se, oferta jonë do të merret në konsideratë nga palët që u jemi drejtuar dhe ata do të ndërmarrin veprime të shpejta për t‘ju përgjigjur njoftimit, duke kursyer kështu ndërsjelltas njëri tjetrin nga procedurat ligjore. Vetëm pagesat që kryhen rregullisht dhe në kohë, garantojnë një shërbim cilësor dhe bashkëkohor ! Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë klientët tanë të cilët përkundër vështirësive që na janë shkaktuar në të kaluarën, kanë qenë lojal dhe pagues të rregullt, duke ju premtuar njëherit, se do të angazhohemi edhe më tutje në ngritje të cilësisë së shërbimeve tona thuhet në njoftimin e kompanisë “Eco Higjiena”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.