Njihuni me gjarprin më të madh në botë
Ajo peshon mbi 135 kilogram, është e gjatë 7.6 metër dhe duhen plot 15 njerëz për ta mbajtur.
Meduza ka hyrë në librin e rekordeve Gines si gjarpri më i madh në botë, që nuk jeton në gjendje të lirë.
Pitoni gjigand jeton në një shtëpi në Kansas, të quajtur Edge of Hell, dhe që është një atraksion për turistët pasi njihet edhe si shtëpia e fantazmave.
Njëherë në javë ha diçka që peshon 18 kilogram, por mund të gëlltisë me lehtësi edhe diçka që peshon 45 kilogram.
Receta e saj është një kombinim mes lepujve, derrave dhe drerëve.
Larry Edgar, që kujdeset për të, thotë se ajo ka ardhur këtu kur ishte fare e vogël dhe sapo kishte lindur.
Tani është tetë vjeç dhe është një gjigand i vërtetë, edhe pse Edgar thotë se nuk ka frikë nga ajo.
“Makina që ju ngisni ka vrarë më shumë njerëz se gjithçka tjetër. Por natyrisht ju nuk keni frikë kur i fusni çelësat dhe e ndizni,” thotë ai.