Uji Dea

Njeriu që mposht zemrat e lënduara të sportit dhe qytetarëve të saj

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dashuria ndaj sportit në veçanti atij të futbollit dhe njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmë, ka bërë që Nexhat Aliu me humanitetin e tij shumë futbollistëve dhe njerëzve me kushte të vështira, tu dal në ndihmë për t`jua zbutur zemrat e lënduara shumë protagonistëve, për shumë vite me radhë.

Është e vështirë që të trokasësh në derën e këtij personaliteti, të kërkosh ndihmë dhe të mos e gjesh atë, por nga modestia Aliu asnjëherë nuk ka dashur të behët publike, çdo ndihmë që e ka dhenë më tepër se një dekadë për sportin dhe njerëzve me nevoja të ndryshme.

Me insistimin tonë të vazhdueshëm, që Aliu sado pakë të rrëfehet për të gjitha këto të mira, ai nuk ka pranuar në mënyrë detale të shpalosë kontributin e tij dhënë sportit në përgjithësi.”Unë çdo gjë që e bëj e kam nga zemra, nuk e kam për emër, as për karrierë, më dhimbset populli im, më dhimbsen sportistët,dua që sado pak t`ju ndihmoj, një ndihmë e vogël për këta njerëz është një shërim i një plage të një familje të tërë, por këtë e bëjë se të gjithë njerëzit pa dallim duhet ndihmuar, se këtë e kemi obligim njerëzor, e jo për karriera të ndryshme”shprehet për rajonipress, humanisti Nexhat Aliu.

Janë të pa numërta rastet kurë Aliu ju ka dalë në ndihmë sportistëve, kur ata kishin humbur të gjitha shpresat, jo që t`i rikthehen sportit, por edhe të mbeteshin në karrocat e invalidëve.

Lëndime të tmerrshme kanë pasur, Alban Hyseni, Sabri Osmani, Ismet Ramushi, Liridon Hasani, Arben Zeqiri, Yllë Maliqi, e shumë të tjerëve, me zemër të një personaliteti të humanitarit, të gjithë këtyre sportistëve Aliu ka bërë që këta sportist t`i rikthehen sportit.

“Ndihem i nderuar dhe shumë i lumtur, që sado pakë në qoftëse kam kontribuar për këta njerëz, por ë ju lutem kjo është vetëm një dëshirë, këtyre sportistëve t`ju bëj një jetë më të mirë sepse kam kryer një obligim njerëzor, asgjë më tepër. Këto ndihma ka mundur t`i kryejnë shumë qytetar, por ndoshta unë isha më i shpejt se disa të tjerë”, thotë me modesti Aliu.

Njëri ndër futbollistët që me vite ka vuajtur nga lëndimi, që ishte i detyruar ta ndërpres futbollin, ishte edhe Sabri Osmani i cili për kontributin e Nexhat Aliut thotë. “Kam pasur lëndimin shumë të vështirë, po të mos ishte ky njeri me zemër të madhe të pastër si dielli, unë sot do të isha në karrocën e invalidëve, por ky njeri është i papërsëritshëm, komuna e Gjilanit duhet të krenohet me punën dhe nderin që ka ky njeri, jo vetëm unë, por edhe shokët tjerë të sportit i falënderohemi nga zemra me humanitetin që ka bërë për jetët tona”

Një mendimi të tillë i paraprinë edhe futbollisti Alban Hyseni .”Unë e kam pasur të thyer këmbën gjatë ndeshjes, isha me dhimbje të mëdha pa shpresë për shërim, por në momentet më të vështira të jetës sime, Nexhat Aliu shfaqet duke ma shpëtuar jetën, i jam mirënjohës për tërë jetën, sepse ky njeri nuk do koment është i papërsëritshëm”.

Eco Higjiena

Për Nexhat Aliun nuk ka dallim se ku luan në Gjilan apo në Dritë, për këtë njeri me zemër të madhe janë të gjithë të barabartë

Isuf Morina një zyrtar i Dritës, për humanitetin e Aliut thekson. “Kurë të gjithë i humbin shpresat Nexhati del në skenë, lum qyteti i Gjilanit që e ka këtë njeri. Ky është njeri Internacional, këtë xhevahir që na ka dhuruar zoti duhet nderuar me respektin më të madh, unë kam pasur probleme serioze, por ky njeri më ka ndihmuar shumë, zoti e shpërbleftë, është një shembull se njeriu mbi të gjitha duhet qenë njeri “.

Përpos sportistëve Nexhat Aliu ka ndihmuar edhe qindra e qindra familjar skamnorë,duke ju bërë jetën sado pakë më të mirë.

Aliu me vite të tëra KF Gjilanin e veshë me fanella, topa e triko sportive, me të vetmin qëllim që futbollistët e këtij mjedisi, sado pakë t`i kenë kushtet e mira futbollistike.

Falënderimet e shumë sportistëve dhe njerëzve me nevoja nuk ka pasur së ndaluri, për veprat e shumta që ka bërë Nexhat Aliu.

“Mua nuk dua askush të më lavdëroj, unë këtë e bëj nga respekti për sportistët, dhe dashurin që kam ndaj popullit tim, çdo sukses i sportistëve dhe i popullit tim, më bën të ndihem krenar dhe të lumtur. Unë nuk i zgjedh shtresat e njerëzve, për mua të gjithë janë të njëjtë, dhe ashtu do të mbesin përgjithmonë” shpjegon Aliu

E patëm shumë vështirë ta realizonim këtë bisedë me këtë njeri bujar. Aliu nuk deshi kurrfarë prononcimi, por me insistimin e shumë futbollistëve dhe sportistëve të ndryshëm dhe njerëzve të qytetit, arritëm sado pak ta zbusim qëndrimin e tij.

Për këtë kolos të humanitetit vullnet mirë, ka shumë për tu thënë, por shpresojmë në ndonjë takim tjetër./rajonipress/