Hidromorava

Njëri nga themeluesit e LDK-së në Gjilan tregon pse guximi sjell fitore për ndryshim

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Historia na mëson se ndryshimet nëpër fazat e ndryshme të jetës kanë ndodhur, falë guximit të atdhetarëve të vërtet, si sot me dr.Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, prijës të ndryshimeve në Kosovë. Kosova, për fat të keq të popullit tonë, pati udhëheqës qeveritarë e udhëheqës politik që shumë shpejtë e degraduan këtë shtet duke lënë këtë popull të sfilosur e “me gishtërinjtë në gojë” ka shkruar Nazmi Musa, njëri nga themeluesit e LDK-së në Gjilan, i cili së fundit doli në përkrahje të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Letra e plotë e profesor Nazmi Musa

Kjo është, veç tjerash, arsyeja e ngritjes dhe shtimit të përkrahjes së Listës Vjosa dhe VV-së, udhëhequr nga Albin Kurti. Akuzat kundër këtyre figurave emblematike të kombit, jo vetëm që janë të papranueshme, por edhe të turpshme. Sot, më shumë se çdo herë, kërkohet bashkimi i popullit në mbështetje të Kandidatëve për deputet në Listën GUXO” dr. Vjosa Osmanit që parim kryesor do të kenë luftën kundër korrupsionit, forcimin e rendit dhe drejtësisë, cilësinë në arsim, shëndetësi e zhvillim ekonomik.

Eco Higjiena

T’i luftosh këto dukuri e që janë krijuar në vazhdimësi që mbase 20 vite nga klasa politike e të korruptuar, është guxim e jo tradhti, siç mundohen të mbrohen këta zhvatës të shtetit. Tradhti kombëtare nuk është ngritja e zërit kundër liderit të partisë e klasës të korruptuar në Kosovë. Përkundrazi, është guxim, kërkesa e popullit, është në të mirën e atdheut, jo tradhti. Tradhti është të ndryshosh identitetin kombëtarë, gjuhën e kulturën tënde, t’i falës armikut tënd shekullor territor të Kosovës, të dialogosh në tavolina të bisedimeve për zhbërjen e shtetit tënd që me gjak u fitua kjo liri e pavarësi.

Liderët politik mendojnë se tradhti na qenka nëse nuk e përkrah liderin, partinë dhe klanit brenda tyre. Ky mentalitet iku, si “vapa me gushtin” . Koha për ndryshim erdhi, prandaj mos hezitoni t’i votoni kandidatët e Listës Vjosa dhe kandidatët më të mirë brenda secilës parti. Të gjithë i njohim, pa dallim se në cilën parti janë ka shkruar Nazmi Musa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.