Një vitias dërgoi 18000 mijë euro në një llogari false bankare?
Viti – Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se përmes një banke ka deponuar para në vlerë 18000 €, për ta blerë një makinë për përpunim të granitit tek një firmë në shtetin e Turqisë, mirëpo përmes e-mail adresës ankuesi është njoftuar nga firma turke se nuk është bërë pagesa dhe i është dërguar një llogari tjetër për pagesën e makinës.
Ankuesi dyshon që persona të panjohur kanë dërguar llogari false në adresën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


