ARKATANA

Një vit pa Winehouse

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Fituesja e pesë çmimeve Grammy dhe një prej këngëtareve më të talentuara të gjeneratës së re, Amy Winehouse (27), një vit më parë, më 23 korrik 2011, u gjet e vdekur në banesën e saj në Londër.

Pas spekulimeve disajavëshe për shkakun e vdekjes së këngëtares, që disa herë u përball me sëmundjet e shkaktuara nga vartësia ndaj drogës, u konstatua se organizmi i Winehouse nuk kishte mundur të përballojë rikthimin e konsumimit të alkoolit. Para vdekjes, kishte tre vjet që Winehouse ishte “pastruar” nga droga.

Pas vdekjes, babai i saj, Mich, inicioi fondacionin me emrin e saj për t’iu ndihmuar të varurve nga droga, dhe botoi librin “Amy: Vajza Ime”, ku përshkruan jetën me vajzën e tij të talentuar por problematike.

Hidromorava

Në dhjetor të viti të kaluar është publikuar albumi post-mortem i saj “Lioness: Hidden Treasures”.

Vdekja në moshën 27-vjeçare e Amy Winehouse bëri që ajo të bëhet pjesë e “Klubit 27”, që përbëhet nga muzicientë të njohur që vdiqën me 27 vjet, si Janis Joplin, Jim Morrison, Jimi Hendrix, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.