UBT

Një vit me pandemi – jeta e qytetarit në rend të parë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Këtu e një vit më parë, virusi vdekjeprurës i quajtur COVID-19 u shtri edhe në Kosovë. Rasti i parë u shënua, pikërisht, në komunën tonë-në Stubëll të Epërme. Lajmi shkaktoi huti, sepse gati e gjithë bota po përballej me këtë të panjohur, deri atëherë, që po merrte jetë njerëzish përditë. Stublla u mbyll totalisht, kurse edhe Komuna e Vitisë, në gjithë territorin e saj, e para, u fut në karantinë. Ishin momente të vështira, sepse nuk dihej çfarë do të ndodhte dhe as sa do të zgjaste kjo gjendje. Menjëherë, u mobilizuam me mjetet dhe kapacitetet që kishim në dispozicion ka përkujtuar Sokol Haliti.

Paraprakisht kishim formuar Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, i përbërë nga qeveria komunale, komponentët shëndetësorë, socialë dhe të sigurisë si dhe nga shoqëria civile, nën kryesimin e kryetarit të komunës. Që nga dita e parë, ky komitet bashkë me të gjitha institucionet komunale, në çdo moment, për çdo ditë-qoftë edhe ditë pushimi apo feste, në çdo formë dhe me krejt forcat, nuk u ndalën së punuari në shërbim të banorëve të komunës së Vitisë. Jeta e qytetarit ishte në rend të parë. Përpjekjet ishin vetëmohuese, për ta parandaluar këtë të keqe, e cila po godiste pa mëshirë.

Personeli shëndetësor u vendos në gjendje të përhershme gatishmërie, në vijën e parë të frontit. Përveç me mekanizmat shëndetësorë dhe të sigurisë, menjëherë filluam koordinimin edhe me institucionet tjera, subjektet politike, Brigadën e zjarrfikësve, shoqatat, donatorët, këshillat e fshatrave, diasporën, mediat, bizneset, bashkësitë fetare dhe mekanizma tjerë. Ishim të përkushtuar qind për qind për të qenë përkrah qytetarëve, në të gjitha aspektet.

Kontaktet ishin të përhershme edhe me institucionet qendrore dhe donatorët për të bashkërenduar veprimet. U siguruan pajisje mbrojtëse si dorëza, maska, rroba mbrojtëse si dhe mjete dhe material harxhues mjekësor. U kujdesëm që të sigurojmë të mira materiale për familjet me gjendje më të rënduar ekonomike. U dhanë mijëra pako me ushqime dhe mjete higjienike. Kurse, Kuvendi Komunal ndau 100 mijë euro nga buxheti komunal, për të mbështetur luftën kundër koronavirusit. U dezinfektuan objektet dhe hapësirat publike dhe ato private, ku kishte të infektuar, por edhe u pastruan dhe klorifikuan pandërprerë rrugët, trotuaret dhe hapësirat publike. Ekipet mjekësore bën vizita nëpër shtëpi te pacientët e infektuar, por trajtuan edhe rastet tjera me shqetësime tjera shëndetësore. Ndryshe gjatë gjithë kohës, komuna bashkë me Policinë e Kosovës, duheshin të përkujdeseshin për zbatimin e masave dhe vendimeve të institucioneve qendrore për të këputur zinxhirin e përhapjes së sëmundjes. Dhe arritëm ta mbajmë gjendjen nën kontroll.

ARKATANA

Vlerësim dhe mirënjohje e thellë për kontributin e parezervë që keni dhënë e po jepni akoma në luftën anticovid: personelit shëndetësor, policëve, inspektorëve, zjarrfikësve, punonjësve arsimorë, shërbyesve civilë, institucioneve qendrore e lokale, shoqatave të dala nga lufta, shoqatave tjera këtu e në diasporë, mërgimtarëve, subjekteve politike, këshilltarëve komunalë, këshillave të fshatrave, donatorëve, shoqërisë civile, mediave, bizneseve, studentëve, nxënësve, individëve dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Fatkeqësisht, virusi ishte i pamëshirshëm edhe për ne, duke marrë dhjetëra jetë njerëzish edhe në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, në emrin tim dhe të institucioneve, ju shpreh respektin dhe ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve tuaj, sidomos për mjekët, infermierët, teknikët, punëtorët arsimorë, shërbyesit civilë dhe të tjerët, të cilët shkuan në botën e amshuar, pasi u infektuan në krye të detyrës, duke iu shërbyer qytetarëve. Njëkohësisht, bashkëndjejmë me të gjithë ata që patën mundime nga ky virus, e të infektuarve aktualë, iu dëshirojmë shërim të shpejtë.

Virusi është, akoma, këtu. Ditëve të fundit, rastet janë rritur, prandaj duhet kujdes i shtuar. Më meritorët për ta mundur sëmundjen, jeni JU!
Ndiqni udhëzimet e institucioneve dhe ekspertëve!
Me konsideratë,
Kryetari i Komunës së Vitisë,
Sokol Haliti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.