ARKATANA

Një vit i suksesshëm për Lorin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja, Loreta Kaçka, shënon një vit të mbarë dhe mjaft të suksesshëm, ndonëse në 2013-ën repertorin e saj ajo e mbushi me disa këngë të mira, të cilat vazhdojnë të pëlqehen në publik. Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Lori na bën të ditur për shumë angazhime muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Ndonëse në çdo vend thotë të ketë kaluar bukur bashkë me adhuruesit e saj. Ndërrimin e moteve Lori do ta kalojë në Tetovë, duke i argëtuar adhuruesit e saj, ndërsa angazhimet e saj vazhdojnë edhe në tri ditët e para të janarit, ku do të jetë në Prishtinë dhe Malishevë.

“Jam shumë e lumtur që edhe këtë vit ashtu sikurse çdo vit tjetër po e përmbyllë me një sërë suksesesh në fushën e këngës. Edhe gjatë këtij viti kam realizuar disa këngë dhe videoklipe që po pëlqehen në publik. Dhe kjo më gëzon shumë mbase kam përkrahjen e publikut kudo që jam. Vlen të ceket se gjatë tërë vitit kam qenë e angazhuar nëpër mbrëmje të shumta muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kudo që kam shkuar kam kaluar për mrekulli. Suksesin tim ia dedikoj publikut, i cili ka bërë që unë të arrij deri këtu ku jam sot. Prandaj i falënderohem shumë që çdo herë e më shumë më japin vullnet për të vazhduar më tutje”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Mobi Casa

Edhe ky vit që po e lëmë pas këngëtaren e lë pa të dashur, përkushtimi i madh ndaj këngës, mbase po e lë të mos i kushtoj rëndësi jetës private.

Këngëtarja aktualisht është vetëm, por ndonëse viti 2014 mund t’ia sjellë djaloshin e ëndrrave të saj.

“Tani për tani nuk ka asgjë të reja në jetën time sentimentale, por në momentin që do të ketë padyshim se do ta bëj publike për adhuruesit e mi. Prandaj nuk ka se çfarë të komentohet për jetën time private”, shton ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.