Një vështrim i shkurtër i librit “Rruga për në Vlorë”
Nga Shaban Cakolli – Imri Trena është i njohur si shkrimtar, poet , gazetar e publicist, qysh si i ri njomak diku në vitet e shtatëdhjeta, të cilin kishim rast të e lexonim nëpër gazetat e revistat tona shqiptare në Kosovë e ato që botoheshin shqip në Shkup. Një djalosh i ri, i vogël me përmasa trupore, por i paepur dhe fuqiplotë në aftësitë mendore.
Imri Trena është i njohur si shkrimtar, poet , gazetar e publicist, qysh si i ri njomak diku në vitet e shtatëdhjeta, të cilin kishim rast të e lexonim nëpër gazetat e revistat tona shqiptare në Kosovë e ato që botoheshin shqip në Shkup. Një djalosh i ri, i vogël me përmasa trupore, por i paepur dhe fuqiplotë në aftësitë mendore.
I përkushtuar në krijimtari dhe gazetari, krijimtaria kombëtare ishte e rrënjosur në gjakun e tij, ku kishim rast të e lexonim nëpër gazetat dhe revistat tona, por shpesh edhe në korrespodencat që jepte në radio, si Radio Shkupi, Radio Prishtina, Radio Gjilani, etj….
Një njeri i rrjedhshëm e i sinqertë në letërsi, mjetet elektronike dhe në bisedat me miqtë. Imri Trena është shkrimtar dhe poet, i cili shkruan në prozë dhe poezi, për të vegjël dhe për të rritur, e deri më tani ka botuar dhjetëra libra.
Të fillosh rrugën e krijimtarisë është një sfidë, sfidë nga se duhesh të jeshë i sinqertë, të mbetesh vetvetja, të i qëndrosh kohërave, kurse kur të i hysh punës në art, nuk dihet se ç´mund të sjell e ardhmja.
Mirëpo krijuesi ynë Imri Trena është njeriu i cili më së shumti është stërvitur të u përballej sfidave. Ai nga fëmijëria diti të zgjedh elementet të cilat iu përshtaten ndjenjave dhe motivet, idetë dhe perceptimet, si i tillë ai u përcaktua në pastërtinë shpirtërore, e cila ishte dhe mbetet faktori kyç për ndërtimin e personalitetit krijues, diti të kapë vizionin e gjerë, ruajti pavarësinë krijuese, në të cilën gjithmonë fitoj arti i mirëfilltë, fitoj lexuesi dhe puna e tij krijuese, e cila do të ruaj përjetësinë.
Imri Trena,kohën kur filloj me krijimtarinë e kishte të vështirë, kohë kur gjithçka në vendin tonë ishte e okupuar, e ndaluar,vetëm bota shpirtërore e tij nuk mund të okupohej.
Kaloj një veprimtari plot sfida, por duke iu ruajtur me mjeshtri vlerave kombëtare, pa e njollosur letërsinë tonë kombëtare me viruse politike, nga se ishte i vetëdijshëm se nëse letërsia duhet të i shërbej dikujt, ajo duhet të i shërbej atdheut dhe kombit. Para se të bëjmë një vështrim të shkurtër të librit”Rruga për në Vlorë”, të njohim pak lexuesin me biografinë e autorit.
Libri i fundit i Imri Trenës”Rruga për në Vlorë”, është libër poetik i cili u dedikohet kryesisht fëmijëve, ku në hyrje të tij, poeti Trena shkruan: Këtë libër ua kushtoj ardhmërisë së kombit, fëmijëve shqiptarë në të gjitha trojet stërgjyshore si dhe në mërgatë.
Të shkruash libër për fëmijë është më e vështirë se të shkruash për të rritur ,nga se duhet mjeshtri e mençuri për të kapur tema e motive, për të formuluar vargje me kuptimësi, me kujdes që të mund të i kapë drejt maturia e tyre.
Megjithatë poeti ynë Imri Trena ka gjetur shkathtësinë të i trajtoj ato tema me kuptimësi dhe origjinalitet. Është shumë interesante nisma e këtij libri, ku poeti e nisë me poezinë”Shtëpia Ime”, e cila është poezia e parë e tij, që na e kujton kohën kur poeti së pari e ndezi yllin e tij poetik, kohë kjo shumë moti diku në prill të 1978, që ishte botuar në gazetën”Flaka” të Shkupit.
Libri i Imri Trenës”Rruga për në Vlorë”është i ndarë në tre kapituj”Lulet e Para”;”Plagë Kurbeti” dhe”Dëshmorët e Kombit”ku secili kapitull në vete ka vlerën e vargut dhe fuqinë e mesazhit.
Kapitulli i parë mund të quhet një kapitull edukativ, ku përmes origjinalitetit, imazheve të gjalla, kultivon vargje me frymë të re, me petk të shprehjes simbolike dhe me kuptim të gjallë dashurie e ngrohtësie në shumë aspekte, të cilat dalin si vargje frymëzuese dhe edukative që janë shumë të rëndësishme për fëmijët tanë kudo, veças atyre në mërgatë.
Po marrim si shembuj disa tituj të këtij kapitulli, si:Të gjitha rrugët çojnë në Vlorë, Ju faleminderit arsimtar, Majlinda në Qytet, Gëzimi i fëmijëve e shumë tjera, janë vargje ku poeti me kujdes e mjeshtri, zgjedh tema edukuese, që nxisin të rinjtë të i lexojnë, të i analizojnë, e në vargje gjejnë dashurinë dhe edukatën.
Në motivin “Plagë Kurbeti”hasim motivin e dhembjes, pavarësisht sa i dhimbshëm është motivi i kurbetit, poeti për kundër dhimbjes vargut të tij i jep brumin e realitetit kombëtar, të shqiptarëve që bartën dhe ende bartin këtë plagë.
Kapitulli i kësaj plage fillon me poezinë”Betimi i vashës Kurbetçare”, Për ju na djeg zemra, Porosia e Kurbetçarit, Kur Do të Kthehet Babai, Kur fëmijët ishin të Lumtur, Fëmijët në Kurbet, Lotët, Malli, e shumë të tjera, mbase këto tema do të mund të jenë trajtuar padyshim edhe nga autorë tjerë kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë, nga se autori kapë vlerat dhe mesazhet të cilat përcillen tek lexuesi, me preokupimin, mallin, dhimbjen, por që poeti Trena me mjeshtri dhe largpamësi, sërish bënë lexuesin të ruaj identitetin, qëndresën dhe krenarinë.
Asnjëherë në poezinë e tij nuk hasim plogështinë, zmbrapsjen dhe pesimizmin. Tek kapitulli i fundit”Dëshmorët e kombit”, me të cilin kapitull poeti përmbyllë këtë libër, shkëlqen motivi i atdhedashurisë.
Këtu poeti ka ndezur shpirtrat e lexueseve në mbarë hapësirën kombëtare. Këtu më mirë dhe më fuqishëm se kudo, poeti Trena shtegton me shpirtin e tij të ndezur, por edhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës të cilat iu bënë hapësirës kombëtare, duke u bërë kambanë e lirisë çdo varg i tij në këtë kapitull, ku bukur tingullojnë vargjet kushtrim, thirrje për liri, heroizëm, trimëri, dhimbje, por duke ruajtur gjithnjë me kujdes krenarinë kombëtare.
Në këtë kapitull hasim përkushtime filluar nga kryelegjendari Skënderbeu,Adem Jashari,,Ymer Elshani,Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Tahir Sinanit, Isa Boletinit, e shumë të tjerë…..
Ku gjendet vargërues më i mirë se poeti Trena, të i këndoj, frymës kombëtare, rrjedhave të historisë së kombit, edhe pse aq të dhimbshme?! Poeti din me aq mjeshtri të bënë dialog me të rënët, të ruaj krenarinë e guximin e tyre të pashoq, mes vargjeve.
Ja si ringjallë mes vargut, trimin nga Tropoja ,Tahir Sinanin:
Në djepin mitik të Mic Sokolit
U rrite Tahir trimi edhe ti,
Bashkë me shokë të idealit
Rrëzuat kufirin Kosovë- Shqipëri.
Flijimi për diçka të madhe, diçka të shenjët, të ëndërruar me shekuj, shton krenarinë kombëtare, mëson drejt historinë tonë kombëtare, të rinjve të cilëve u dedikohet kjo libër, ringjallë ata që bënë shenjtërinë.
Vet libri”Rruga për në Vlorë”, është në tërësi libër dinjitoz, që i jep autorit Trena vulën e një poeti të vlefshëm kombëtar. Vargjet e librit “Rruga për në Vlorë”, janë vargje që frymëzojnë edukim, atdhedashuri, e krenari njerëzore. Ku gjendet edhe zëri drithërues i mërgimtarit, me dhimbjen e thellësisë së shpirtit, duke ruajtur shpresë e krenari në çdo varg.
Vargu është kudo histori në vete, i këndon atdheut, Adem Jasharit dhe gjithë idealistëve ,i këndon nderit kombëtar, rrjedhave të historisë sonë kombëtare të dhimbshme e të lavdishme, pa u njollosur asnjë varg me virusin politik, gjithnjë në shërbimin kombëtarë.
Përmbledhja poetike “Rruga për në Vlorë” e autorit Imri Trena, është simbolike dhe me kuptim të gjallë, e cila meriton të e lexojnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Ne e përgëzojmë mikun për këtë libër të vlerave dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.
IMRI TRENA(POEZI PËR FËMIJË)
Redaktor: Berat Luzha
Redaktor gjuhësor: Sabit Abdyli
Redaktura artistike: Driton Jashari
Ballina”Piktura e Ismail Lulanit”Drejt Vlorës”
IlustrimetDemush Haziri, Demush .R.Avdimetaj. /rajonipress/


