Fundamenti

Një vajzë dhe babai i saj humbin jetën në Shkodër

/ 1 minutë lexim

Një vajzë e mitur dhe babai i saj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda banesës së tyre në qytetin e Shkodrës.

Silvana Luca, 14 vjeçe dhe babai i saj Dedë Luca, 59 vjeç, gjetën vdekjen për shkak të shpërthimit të një bombole gazi që ata përdornin në banesën e tyre, raporton noa.al.

KKGJILAN

Shpërthimi i bombolës ka qenë i fuqishëm duke alarmuar edhe fqinjët e familjes Luca.

Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes konstatoi humbjen e dhimbshme të atë e bijë.