Fundamenti

Një udhëtim fascinues nëpër kohë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Artisti audiovisual, Christian Marclay, ka krijuar një video-instalacion 24-orësh që përbëhet prej mijëra sekuencave filmike dhe televizive, të cilat përfshijnë 70 vitet e fundit të historisë së filmit.

Video-instalacioni i artistit të njohur zviceran, që hulumton lidhjen mes zërit, fotografisë, videos dhe filmit, quhet ‘The Clock’ (Ora), ndërkohë që sekuencat që shfaqen në të janë të orëve ose njerëzve të ndryshëm që vazhdimisht kontrollojnë kohën.

FIDANISHTJA

Ideja e projektit është se, edhe pse në instalacion shfaqen periudha të ndryshme kohe, koha gjithnjë mbetet aktuale, edhe pse e ndarë nga vetë akti i të shikuarit të saj. Kështu, përveçqë Marclay i jep një nxitje të re dhe origjinale të kuptuarit të natyrës së kohës dhe jetës në film, ai gjithashtu siguron një koleksion impresiv të pamjeve të famshme nga historia e filmit, të cilat funksionojnë si një orë e mrekullueshme muri.

Ky mozaik digjital i Christian Marclay është ekspozuar në galerinë Hayward, në Londër, si pjesë e ekspozitës “British Art Show 7”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.