Një toger dhe një noter përfundojnë në burg
Gjilan – Sipas informacioneve nga zyra e kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Gjilan, të shtunën në mëngjes, pas një hetimi të bërë për disa muaj ndaj një grupi të dyshuar kriminal për veprat penale, shpërdorim detyre zyrtare, është arrestuar një toger nga Policia e Kosovës, B.Z dhe një i dyshuar tjetër A.S. noter i certifikuar.
Sipas informatave të siguruara pranë kësaj prokurorie, priten edhe arrestime tjera të personave zyrtar, por edhe persona tjerë të involvuar në rastin që kaherë është duke u hetuar.
I kontaktuar nga rajonipress kryeprokurori Jetish Maloku, përmes telefonit e pohoi arrestimin e tyre, dhe njëkohësisht edhe hetimin e shumë personave në drejtim të veprave penale, që ka të bëjë me shitblerjen e pronave me pronar të ndryshëm serb e shqiptar.
Maloku as nuk e mohoi e as pohoi se do ketë edhe shumë të tjerë zyrtar të arrestuar për rastin në fjalë. Prokurori i çështjes nga departamenti për krime të renda në Prokurorinë Themelore në Gjilan pritet të ushtroj kërkesë për caktim të paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan.
Arrestimin e të dyshuarve ka konfirmuare dhe Ismet Hashani./rajonipress/


