Një tjetër skuadër angleze pas Shaqirit

Në garën për nënshkrimin e Xherdan Shaqirit është futur një tjetër skuadër angleze.Jo vetëm Liverpooli po tregon interesim për futbollistin kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.
Sipas mediave britanike, është Tottenham Hotspur skuadra e cila ka shprehur tani interesim për Xherdanin.
Londinezët janë duke kaluar një formë të dobët këtë stinor dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshme gjatë afatit kalimtar të janarit, duke transferuar pikërisht Shaqirin.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse bavarezët do ta lënë të lirë kosovarin për t’u larguar.