ARKATANA

Një tentim vrasje në Busavat të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Busavat të Kamenicës raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që pas një sulmi fizik të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri mes veti njoftoj policia e Kosovës.

Gjatë bastisjes në dy shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me pesë fishekë kalibri 7.62 mm dhe një pistoletë e tipit Bereta me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Uji Dea

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit nuk raportohet për të lënduar. Për shkak të errësirës mbetet që vendi i ngjarjes të ekzaminohet kur të ketë ndriçim të mjaftueshëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/