Uji Dea

Një SMS “vendos” për pafajësinë e shqiptarit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E gjithë puna tash është që sms-i tashmë i shlyer që përmbante fjalë dashurie, të kthehet sërish në telefonin e tij.

Një mesazh telefonik mund ta nxjerrë të pafajshëm shqiptarin 30 vjeçar të akuzuar për tentim dhunimi! Në të vërtetë, ai pretendon se punëtorja që po e akuzon, ia kishte dërguar më parë atij një mesazh ku i shpallte atij dashurinë. E gjithë puna tash është që sms-i, tashmë i shlyer, të kthehet sërish në telefonin e tij.

Ekspertët kanë thënë se kjo gjë mund të bëhet. Pas dëgjimit të fjalës së ekspertëve, Gjykata e Qarkut në Cyrih ka pranuar të ndërpresë procesin deri në kthimin “në jetë” të sms-it famoz. Kjo për arsyen se, po doli i vërtetë, do të ndryshojë thelbësisht kahja e gjykimit.

Praktikantja e re në një restorant e kishte paditur kosovarin për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe për një tentim dhunimi, kur ajo në momentin e fundit kishte shpëtuar nga 30 vjeçari.

FIDANISHTJA

Sipas saj ai e kishte terrorizuar atë disa javë me radhë me kërkesat dhe ngacmimet e natyrës seksuale.

Në rast se dëshmohen si të vërteta akuzat e praktikantes, kosovari mund të marrë një dënim prej 30 muaj burg, nga i cilli, gjysmën e kohëzgjatjes do ta ketë me kusht.

Por, i padituri e shpjegon krejtësisht ndryshe rastin. Sipas tij, ka qenë vetë praktikantja ajo që i ka shfaqur dashurinë atij. Ndërsa, në momentin kur ai e ka refuzuar, ajo, nga inati ka dashur që në çdo mënyrë ta dëmtojë atë. Për këtë arsye praktikantja edhe ka shpikur rastin e tentim dhunimit.

Por, që rrëfimi i kosovarit të bëhet i besueshëm për trupin gjykues, nevojitet një dëshmi e pavarur. Dhe ajo dëshmi mund të jetë sms-i që ndërkohë është shlyer. Në rast se do të “ringjallet”, natyrisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.