Një shqiptare mbahet e mbyllur dhunshëm në Kllokot, keqtrajtohet e dhunohet

Kllokot – Viktima femër shqiptare ka raportuar se kundër vullnetit të saj është mbajtur e ngujuar brenda një objekti nga i dyshuari mashkull shqiptar. I dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe dyshohet se e ka keqtrajtuar atë duke e dhunuar njoftoj policia e Kosovës, raporton rajonipress.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/