Fundamenti

Një shqiptar, kampion i botës

/ 1 minutë lexim

Viti 2014 ishte i Shkodran Mustafit, definitivisht. Qendërmbrojtësi u bë shqiptari më i suksesshëm në histori. Pas eksperiencës së suksesshme me Sampdorian, erdhi shpërblimi për të.

Ai u ftua në Kombëtaren gjermane për Botërorin 2014, të cilin me shokë e fitoi, duke ia sjell Gjermanisë trofeun e katërt në histori të saj. Mustafi e dha kontributin e tij për gjermanët dhe në fund festoi me shokët e skuadrës.

Uji Dea

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një futbollist shqiptar ta fitonte një Kampionat Botëror. Ardian Kozniku, me Kroacinë e kishte fituar medaljen e bronztë, por nuk e kishte zhvilluar asnjë minutë lojë. Pas Botërorit, Mustafit iu hapën dyert edhe më shumë, duke u transferuar në Valencia për 8 milionë euro, dhe tani po luan me sukses në “Mestalla”. /Zëri/