Mobi Casa

Një serb i dehur vozit veturën, në Kamenicë arrestohet një femër për hajni

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në pikën doganore “Dheu i Bardhë”raportohet se nga Njësiti Policor është ndalur një veturë civile pa targa me ngasës të dyshuarin mashkull serb ku gjatë kontrollit ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pa asnjë dokument përkatës njoftoj Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin i dyshuari është sjellur në Stacionin Policor dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar ndërsa vetura e tij konfiskohet.

Uji Dea

Gjithashtu në rrugën e Kamenicës në Gjilan është arrestuar një e dyshuar femër shqiptare pasi që e njëjta një mashkulli shqiptar i ka vjedhur nga portofoli të holla në vlerë të 500 €. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar./rajonipress/