Fundamenti

Një qëndrim stalinist i “Vetëvendosjes”

/ 11 minuta lexim
KKVITI

Nga Ramush Tahiri- Të nderuar bashkëqytetar të mi të përfaqësuar në lëvizjen Vetëvendosje! I nderuari t`i shkrues apo shkruese e komunikatës , që nuk po e dijë se çfarë numri mbanë, një fletërrufe, që kisha kohë që nuk e kisha lexuar dhe që më ngjallë sentimentin e rinis sime, me stilin e denigrimit dhe të përhapjes së gënjeshtrave, të nxjerrjes së konkluzave, pa e cituar as edhe një fjali komplete timen.

Kjo më ngjallë frikën për të ardhmen ndaj gjithçkaje, ku Ju mund të prekni dhe të keni ndikim, si një Vëlla i Madh . Nuk e dijë në çfarë letargjie paskeni pas rënë që pas shumë vjetësh u zgjuar pikërisht në “Revolucionin Kulturor të Kinës”. Në komunikatën Tuaj publike keni thënë shumë të pavërteta dhe keni bërë shumë thirrje e denigrime publikë. Ashtu si nuk e bëtë Ju por ashtu si është e përcaktuar ligjërisht dhe moralisht unë po i citojë pa asnjë ndryshim pasuset e konkludimet e komunikatës suaj dhe po e jap shpjegimin apo përgjigjen time.

Së pari, Në komunikatën e “Vetëvendosjes” thuhet: “Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë shqetësuar nga një deklaratë e dëmshme e këshilltarit të Presidentes, Ramush Tahiri”

Përgjigja: Interesante është si e nxirrni konstatimin, se janë shqetësuar qytetarët e Kosovës, pa i përmendur kush janë ata dhe si janë shqetësuar. Unë mundë të konkludoj se për këtë konstatim i jeni referuar deklaratën e përbashkët të kryetarëve ilegal të katër komunave gjeografikisht në veri të Kosovës, që thonë se këshilltari i Presidentes dëshiron ti përçajë dhe “çështjen e veriut ta bëjnë çështje të brendshme të Kosovës dhe ti ndajnë nga strukturat e Serbisë” E dini se ata theksuan se asnjëherë nuk do të bisedojnë me Kosovën veçmas por do të jenë pjesë e delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën. Ky është shqetësim i madh.

Komunikata thotë : “Duke folur për një medium nga veriu i Kosovës, Tahiri thotë se strukturat e Beogradit brenda Kosovës janë legjitime”.

Përgjigja: Në një fjali i keni dy rrena a) nuk kam folur për një medium të Veriut si thoni Ju, por jam intervistuar me pyetjet e tetë qytetarëve nga KIM TV dhe Radio nga Graçanica. Ishalla Ju nuk e keni ndërmend ta nxirrni komunën e Graçanicës që është shumë mirë e integruar në sistemin institucional të Kosovës, në territorin veri të lumit Ibër dhe ta bëni komunën e pestë atje. b) asnjëherë nuk kam thënë se strukturat e Beogradit janë legjitime. Duhet ta keni së paku kurajën qytetare dhe të më citoni drejtë çka kam thënë. E keni në disa sajte në internet, gjithë intervistën time, me zë dhe me pamje.

Komunikata thotë: “Ky është qëndrim politik. Strukturat e Serbisë mund të jenë të ligjshme vetëm për Serbinë e cila e konsideron Kosovën pjesë të saj, por kurrsesi nuk mund të jenë të ligjshme për Kosovën”.

Përgjigja: Bile Ju të “Vetëvendosjes” ti kishit përdorë në këtë kontekst termin Republika e Kosovës e të mos iu kishit referuar vetëm si Kosovë të cilën Serbia po e konsideruaka pjesë të saj dhe Juve ju paska autorizuar që si zëdhënës ta thoni këtë.

Të nderuar ekspert të “Vetëvendosjes” lëvizni pak vendit, se edhe keni rrejtë edhe keni mashtruar. Ju sygjeroj, Merreni e shfaqeni gjithë emisionin me intervistën time, në kruzhoqet tuaja të ngritjes ideopolitike, dhe askund nuk mund të gjeni se kam thënë se janë të ligjshme. Ju duket me qëllim po e përzieni legjitimitetin me legalitetin. Edhe ma keq nëse nuk e dini këtë dallim që secili student i vitit të parë e di. Unë kam thënë që këto struktura janë të jashtëligjshme dhe ilegale dhe se në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, vitin e ardhshëm duhet të organizohen zgjedhjet komunale me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Edhe Pakoja e Ahtisarit edhe ligjet për këtë janë votuar në Kuvend.

Në komunikatë thuhet :“Tahiri duhet të qartësoj për opinionin e gjerë se kë e ka përfaqësuar vërtetë kur ka dhënë një deklaratë të tillë”.

Përgjigje Ju faleminderit shokë të “Vetëvendosjes” që më kujtuat nenin famoz 114 të Kodit Penal të Jugosllavisë. Propagandë armiqësore… Ama nuk më keni sqaruar si duhet t’ia sqaroj opinionit të gjerë. Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me këdo prej Juve në cilindo medium publik. Jam i gatshëm të vijë edhe në strukturat Tuaja të lëvizjes e të sqarohem.

Duket mirë e shtroni pyetjen . Taman ke unë e përfaqësojë pasi nuk Ju kam pyetur Juve. Nëse Ju them se e përfaqësoj vetveten, se këtë e kam bërë gjithmonë, pa pasur nevojë të marrë leje dhe direktiva, as partiake, por se me ndërgjegje profesionale dhe me bindje kam vepruar dhe kam shkruar nuk e dij se a do të ishit të të kënaqur. Apo e konsideroni veten më qytetar se unë dhe me të drejta më superiore karshi meje, vetëm nga fakti se jeni të rreshtuar në një subjekt politik, dhe se pretendoni se direktiva partiake është më e fortë se mendimi i arsyes dhe argumentet profesionale ? . Ju njoftoj se unë nuk kam asnjë ndalesë nga asnjë Gjykatë e vendit për paraqitje publike, për të folur për të shkruar dhe për ti analizuar çështjet dhe dukuritë. Nëse konsideroni se deklarimi im është i “dëmshëm dhe shqetëson qytetarët” atëherë mundeni ose si subjekt ose si individ të më ngrëni padi në Prokurorinë e Kosovës dhe për këtë të merret edhe vendimi gjyqësor. Përderisa këtë nuk e bëni më leni mundësinë që së paku të kem të drejtën e përgjigjes publike. Të jeni të sigurt se këtë mendim timin do ta bëjë edhe kur ju të keni çfarëdo ndikimi në pushtet e në vendimmarrje, kuptohet duke u ballafaquar edhe me pasojat që mund të më vijnë nga një pushtet i till sepse unë gjithë jetën pikëpamjet i kam shprehur nëpërmjet shkrimit në publik.

Fundamenti

Në komunikatë thuhet :“Ajo që ka thënë këshilltari i Presidentes me siguri që i ka trimëruar strukturat e Beogradit në synimet e tyre kundër shtetësisë dhe pavarësisë sonë.

Përgjigja : Të nderuar bashkëqytetarë të mijë të organizuar në kuadër të subjektit politik Lëvizja “Vetëvendosje”këtë që thoni Ju, unë nuk mund ta dijë, sepse nuk kam pasur dhe nuk kam asnjëfarë lidhje me Beogradin. Këtë “trimërim të strukturave të Beogradit” unë nuk po e shoh duke i përcjellë mediet dhe deklaratat. Ndoshta Ju dini diçka më shumë. Do të ishte mirë ta bënit publik të njihen me te bile simpatizuesit e anëtarët e Juaj. Në komunikatë thuhet “Deklarata e Tahirit është përpjekje për t’i hapur rrugë bisedimeve me Serbinë për veriun e Kosovës”

Përgjigja: Konkluza Juaj qëllimisht është e mbrapshtë. Unë e kam thënë se do të dialogojmë me qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Nuk i kam përmendur askund dhe asnjëherë bisedimet me Serbinë si thoni Ju për asnjë çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. Ky është një spekulim dhe një dashakeqësi e Juaja që po e thoni tash e sa kohë ndaj të gjitha institucioneve qeverisëse të vendit dhe që tash po e përsërisni ndaj meje pa e sjell as një gjysmë argumenti. Jo vetëm nga intervista ime por as nga asnjë deklarim tjetër i imi kurdo që ktheheni në kohë.

I nderuar shkrues i komunikatës së “Vetëvendosjes” Asnjëherë nuk e morra vesh se a është miratuar kjo komunikatë në ndonjë forum të lëvizjes por me të gjitha pasuset Tuaja tjera nga komunikata pajtohem. Bile lirisht keni mund të thoni se i kam thënë edhe unë në këtë intervistën në KIM Radio, por edhe më herët. Nuk pajtohem me pasuesin vijues.

Në komunikatë thoni : “Deklaratën e z. Tahiri edhe më shqetësuese e bënë pranimi i faktit se Presidentja ka pasur takime të fshehta me krerët e strukturave të paligjshme të Beogradit”

Përgjigja : Ky është një konstatim i Juaji kuturu plotësisht shpifës dhe i pavërtetë. Nëse i referoheni pjesës së intervistës sime të shkëputur në KTV, atëherë mund ta shihni edhe pjesë që ka dalë edhe pjesën që nuk u emitua. Në pjesën që është emituar unë kam thënë se së paku në dy raste unë kamë marr pjesë në takimet e Presidentes së Republikës së Kosovës me qytetarë të nacionalitetit serbë nga pjesa e territorit në veri të lumit Ibër. Kësaj i ka parapri pyetja “Si Ju zoti Tahiti Po deklaroheni se do ti shpërbëni strukturat ilegale dhe se do të organizoni zgjedhjet komunale sipas Kushtetutës së Kosovës kur Presidentja deri tash asnjëherë nuk ka shkuar në pjesën veriore dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga pjesa veriore e Kosovës.”.

Në komunikatë thoni: “Kjo tregon se udhëheqësit tanë institucional jo vetëm që bëjnë veprime të gabuara por, pikërisht për shkak të kësaj janë jo transparent. Ata bëjnë marrëveshje dhe takime pas shpinës së qytetarëve. Pikërisht për këtë , ata që bëjnë veprime të fshehta nga populli nuk mund ta përfaqësojnë atë… Në vend që Presidenca të jepte një shembull të kundërt nga Qeveria, ajo po vepron po sikur të ishte agjenci e Qeverisë”.

Përgjigja: I nderuari kumtesashkrues. Për këto premisa dhe konkluza , për këtë rrugë të argumentimit do ta kishte pasur lakmi edhe vet Beria në fazën e hetimit dhe vet Vishinski i famshëm në fazën e përgatitjes së akuzës. Premisat e bazuara në rrena bien. Asnjëherë Presidentja as unë se tash nuk po e dijë kënd po e akuzoni, nuk kam mbajtur takime të fshehta, dhe pasi nuk ka pasur takime nuk ka mundur as të bëjë marrëveshje të fshehta me aski. Asnjëherë askush nuk e ka thënë e unë hiq e hiq që Presidentja është takuar me “strukturat e jashtëligjshme të pushtetit të Beogradit si thoni Ju që janë të instaluara në Kosovë”.

Një gjë për në fund. Unë kam respekt për qytetarët serb që jetojnë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, edhe ata që janë të integruar edhe ata që ende hezitojnë, pa marrë parasysh në cilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jetojnë. Mendoj se ata e kanë plotësisht të drejtën e patjetërsueshme që t’ i zgjedhin përfaqësuesit e vet dhe tu japin atyre legjitimitetin e përfaqësimit dhe të prezantimit të interesave të tyre edhe qytetare edhe individuale edhe nacionale. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që ne populli shumicë duhet pakicave nacionale tu zgjedhim përfaqësuesit e tyre. Zgjedhja askujt si te shqiptarët ashtu edhe te serbët por edhe te të gjithë qytetarët e tjerë nuk i jep imunitetin të përballet me ligjin për veprimet e veta. .. E pata nevojë të sqarohem me Ju për këtë pikë.

Nuk e di a ndahemi apo bashkohemi për këto parime.

Por këto janë bindjet dhe qëndrimet e mija që në momente të caktuara nuk kam asnjë arsye të mos i them publikisht. Ju faleminderit që me komunikatën Tuaj ma dhatë këtë mundësi.

Me nderime dhe respekt për pikëpamjet e Juaja.