GRANDEMALL

Një pasuri përrallore nxirret nga fundi i detit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Janë nxjerrë 1203 shufra argjendi që kushtojnë 38 milionë dollarë e që është vetëm një pjesë e vogël e thesarit të nëndetëses së fundosur.

Një nëndetëse tregtare gjermane, e fundosur në ujërat afër Irlandës në vitin 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte pasur brenda rreth 170 tonë argjend. Ajo po udhëtonte nga India për në Angli, kur ishte fundosur.

Pas 71 vitesh, thesari i nëndetëses “Gairsoppa” është bërë objekt interesimi i kërkuesve të pasurive nënujore. Kompania e specializuar amerikane për nxjerrjen e anijeve të fundosura nga deti, “Odyssey Marine Exploration” ka nisur aksionin e nxjerrjes mbi ujë të këtij thesari.

Deri më tash janë nxjerrë gjithsej 1203 shufra argjendi, që është vetëm një pjesë e vogël nga barra e kushtueshme që bartte me vete nëndetësja gjermane. Ndërkaq, vetëm kjo sasi, sipas vlerës aktuale të argjendit në treg, do të kushtonte rreth 38 milionë dollarë.

GRANDEMALL

Nëndetësja “Gairsoppa” ndodhet në thellësinë 4700 metra në jugperëndim të Irlandës.

Punimet në nxjerrjen e thesarit pritet të vazhdojnë deri në fund të shtatorit.

Sipas marrëveshjes me Ministrinë Britanike të Trafikut, kompania “Odyssey Marine Exploration” do të mbajë për vete 80 për qind të vlerës së thesarit që do të nxjerrë nga uji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.