Mobi Casa

Një muaj paraburgim për zyrtarin e Vitisë Sabri Sherifin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës paraprake Emine Salihu , i ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj ndaj të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Paraburgimi të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 07.11.2013, deri më datën 07.12.2013, raporton rajonipress.

I pandehuri, Sabri Sherifi menaxher i zyrës së projekteve në Komunën e Vitisë dhe zyrtar i infrastrukturës dyshohet me bazë se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mobi Casa

Nga kërkesa e paraqitur dhe nga shkresat e kësaj lënde, gjyqtarja e procedurës paraprake Emine Salihu ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Sabri Sherifi, pasi në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, gjë që mund të vërtetohet pjesërisht nga deklarata e të pandehurit, raportet e oficerëve policor, si dhe shkresave tjera të lëndës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, ngase ekziston frika e bazuar se po qe se i njëjti do të mbrohej në liri mund të fshihet, ikë apo t`i qaset arratisë, sidomos kur kemi parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale, e në këtë mënyrë do t`i shmangej përgjegjësisë penale e njëkohësisht do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale thuhet në vendimin e gjyqtares./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.