Fundamenti

Një muaj paraburgim për Sllobodan Jovanoviqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, më datën 28.10.2013 Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, përmes gjyqtarit procedurës paraprake Afrim Shala, i ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj të pandehurit Sllobodan Jovanoviq, nga fshati Vërboc, Komuna e Kllokotit, për shkak të veprës penale kanosja e kandidatit.

I pandehuri dyshohet se këtë vepër penale e ka kryer ndaj të dëmtuarit Sasha Marinkoviq, kandidat për kryetar të Komunës së Kllokotit, si dhe ndaj të dëmtuarit Djej Ajeti raporton rajonipress.

Ndaj të pandehurit Sllobodan Jovanoviq, nga fshati Vërboc, Komuna e Kllokotit, është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit 26.10.2013 dhe t’i zgjasë deri më datën 26.11.2013.

UBT

Në rastin konkret paraburgimi është caktuar ngase janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për një gjë të tillë, e në veçanti për shkak të faktit se duke i marrë për bazë natyrën e veprës penale; cilësitë personale të pandehurit; si faktin se prokurori i shtetit ka filluar hetimet dhe lidhur me këtë do të dëgjohen të dëmtuarit Sasha Marinkoviq, si dhe Djej Ajeti, me të vërtet ekziston rreziku real që i njëjti do të mund të ndikoj në këta të dëmtuar.

Përveç këtyre, duke e marrë për bazë faktin se më datën 03.11.2013, do të mbahen zgjedhjet në Republikën e Kosovës; se kjo vepër penale dyshohet se është kryer për motive politike, ngase i pandehuri është simpatizantë i partisë politike “Samostralna Liberalna Stranka (SLS)”, ndërsa i dëmtuari Sasha Marinkoviq, është kandidat për kryetar të Komunës së Kllokotit, nga partia “Narodno Jedinstve (NJ)”; vendin dhe kohën kur është kryer kjo vepër penale; se nga kallëzimi penal i Policisë shihet se ndaj të pandehurit janë iniciuar edhe procedura tjera për 3 vepra penale tregojnë rrezikun real, se po që se i njëjti tani në këtë fazë të procedurës penale do të gjendej në liri, do të mund të përsërisë veprat penale të natyrës së njëjtë apo do të mund të kryejë ndonjë vepër tjetër penale thuhet në venikmin e gjykatësit Afrim Shala./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.