Uji Dea

Një muaj paraburgim për Princ Vali Corleone

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Prin Vali Corleone, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

UBT

Paraburgimi kundër të pandehurit Prin Vali Corleone llogaritet prej datës 23.04.2014 deri më datën 23.05.2014./rajonipress/