Një muaj paraburgim për Nazmi Bllacën

Gjilan – I dyshuar për falsifikimin e 73.500 dollarëve amerikan gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Sahit Borovci i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Nazmi Bllacës transmeton rajonipress.
Gjykata Themelore në Gjilan gjegjësish gjykatësi i procedurës paraprake Sahit Borovci i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Nazmi Bllaca.
Borovci konfirmoj për rajonipress se kjo masë i është caktuar Nazmi Bllacës(1942) pasiqë ai dyshohet se ka falsifikuar 73.500 dollar amerikan. Bllaca dyshohet për veprën penale “falsifikimi i parasë”.
Sipas Borovcit i dyshuari Bllaca e ka mohuar veprën penale ndërsa hetuesia, dhe gjykata është në pritje të ekspertizës laboratorike e cila duhet të konstatojë vërtetësinë e dollarëve të konfiskuar./rajonipress/