Një muaj paraburgim për inspektorin Fahredin Sylajn

Gjilan – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Ilmi Dalipi duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Fahredin Sylaj i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri Fahredin Sylaj shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, inspektor tatimor pranë Administratës Tatimore në Gjilan, dyshohet se ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”dhe “marrja e ryshfetit”. /rajonipress/