Uji Dea

Një muaj paraburgim për Agim Osmanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Gjyqtari i procedurës paraprake Afrim Shala pranë Gjykatës Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Agim Osmani nga Konquli i Bujanocit për shkak të veprës penale “detyrimi”.

Gjykata Themelore në Gjilan , gjegjësisht gjyqtari i procedurës paraprake Afrim Shala i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Agim Osmani(1980), nga fshati Konqul Komuna e Bujanocit.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar masën e paraburgimit me arsyetimin se i pandehuri mund të arratiset në Serbi. Gjykatësi këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në shkresat e lëndës, dhe në deklaratën e dëshmitares F. Zymberi.

UBT

Gjykata ka marrë për bazë edhe të dëmtuarën A. Rexhepi dhe dëshmitaren M. Ismajli. Sipas kallëzimit penal që ka ngritur policia, Osmani dyshohet se në rrugën e Gjinollëve në Gjilan kishte shkuar në një lokal dhe duke kanosur viktimën femër shqiptare ka kërkuar nga ajo që t`i jepte 5.000 € kinse në emër të një borxhi.

Gjithashtu Osmani është i përfshirë edhe në një rast tjetër ku viktima femër shqiptare ka deklaruar se Agim Osmani në lokalin e saj e kishte kanosur me armë zjarri duke i kërkuar 300 €. /rajonipress/