Gjilan – Me propozimin e Prokurorisë Komunale në Gjilan, gjykatësi i procedurës paraprake Afrim Shala i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji dr.Elez Elezit.
Gjykata Komunale i ka vendosur një muaj arrestin shtëpiak mjekut Elez Elezit i dyshuar për ryshfet. Këtë masë e ka caktuar gjykatësi i procedurës paraprake Afrim Shala, duke u bazuar në kërkesën e prokurorisë Komunale.
Hetimet e policisë kishin ardhur në përfundimin se i dyshuari kishte lëshuar së paku tri raporte specialistike ,një pacientes për dy djemtë e saj, të cilët nuk ishin kontrolluar fare dhe nuk ishin prezentë në ambulancën specialistike të Spitalit rajonal në Gjilan.
Raportet pacientes i nevojiteshin për përfitimin e ndihmës sociale dhe besohet se e njëjta qe dy vite me radhë i kishte marr raportet nga i dyshuari ku për secilin rast veç e veç i dyshimti i kishte marr tё holla për lëshimin e raporteve,në vlerë të 30 €.
Pas kontrollimit që është bërë tek i dyshuari nё vendin e tij tё punës janë gjetur dhe janë konfiskuar 30 € tё cilat ja kishte marr pacientes pёr përfitim personal thuhet në kallëzimin penal të policisë.
Masën e arrestit shtëpiak për doktor Elez Elezin për Rajonipress e ka konfirmuar avokati mbrojtës Bajram Kadriu./rajonipress/