Uji Dea

Një milionë dollarë të shpenzuar për këpucë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nëna e dy fëmijëve në Pensilvani, SHBA, ka një pasion të rrallë, atë të koleksionimit të këpucëve.

Siç dëshmoi Beth Shak në një revistë amerikane, ajo ka qenë e fiksuar që prej moshës 13-vjeçare dhe ka shpenzuar më shumë se një milionë dollarë për këpucë, transmeton TCH.

Aktualisht, në garderobën e saj, gruaja ka mbi 1 200 palë këpucë, çizme apo sandale, përfshi edhe 700 prej markës së famshme dhe shumë të kushtueshme “Christian Louboutins”.

Uji Dea

Në procedura divorci, bashkëshorti i saj është paraqitur në gjykatë me një kërkesë për të bërë për vete gjysmën e pasurisë së këpucëve, gjëja më e shtrenjtë që Zonja Shak ka në zotërim.

Megjithatë, koleksionistja e çmendur është e vendosur që të ruajë garderobën e saj të paprekur.