Mobi Casa

Një kujtim i paharruar me Komandant Shefket Musliun – një simbol i dinjitetit dhe i qëndresës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nexhmedin Saqipi – Në vitin 2001 pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të organizoj një iftar në Shtëpinë e Kulturës në Tërnoc, kushtuar Komandant Shefket Musliut dhe 150 ushtarëve të tij të UÇPMB-së. Ishte një mbrëmje e mbushur me emocione, respekt dhe krenari për burrat që ishin rreshtuar për liri e dinjitet kombëtar.

Po atë vit, gjatë festës së Bajramit, Komandant Shefketi ishte mysafir në zyrën time. Një takim i veçantë, që la gjurmë në kujtesën time. Ta presësh në zyrën tënde një Komandant si Shefket Musliu, është më shumë se nder – është frymëzim. Ai dallon nga shumë komandantë të tjerë të formacioneve shqiptare të luftës në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Luginë, të cilët sapo dorëzuan armët dhe uniformat, u hodhën në garë për pushtet dhe poste politike.

Komandant Shefketi, përkundrazi, zgjodhi rrugën e dinjitetit dhe të përulësisë. Qëndrimi i tij është për t’u marrë shembull – një model që duhet ndjekur edhe në viset e tjera etnike shqiptare. Sepse vetëm kështu ruhen dhe nderohen vlerat e luftës çlirimtare, sakrificat e dëshmorëve dhe autoriteti i komandantëve që luftuan jo për përfitime personale, por për kauzën më të madhe: lirinë dhe pavarësinë.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, shumë e mirëseardhur për Komandant Shefketin, ishte vizita jonë në shtëpinë e tij në Konçul, me një delegacion nga Medvegja në krye me veprimtarin Hasan Xhema, vëllai i Xhim Xhemës në Amerikë, takim ky miqësor, që kaloi në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore.

Respekt dhe mirënjohje për Komandantin tonë – Shefket Musliu!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.