RCCOLA

Një kosovare në Zvicër në gjendje të rëndë pasi ish-burri vrau ‘partnerin e saj të ri’, qëlloi mbi gruan dhe më pas vrau edhe veten

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Cantello, në zonën e Vareses, një 51-vjeçar, sipas hetuesve, xheloz për lidhjen e re të ish-partneres, të hënën në mbrëmje ka vrarë me pistoletë “partnerin e saj të ri”, 45 vjeç, duke e lënë trupin e tij në anën e rrugës në pyll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte pak pas orës 18:30 kur një automobilist në kalim vuri re një burrë të shtrirë në tokë, në anë të rrugës në Cantello (Varese) Itali, dhe dha alarmin.

Karabinierët dhe Ndihma e Shpejtë nxituan në vendngjarje, por për Daniele Morello, 47 vjeç, “nuk kishte mbetur asgjë për të bërë”.

Ai u godit nga të paktën një të shtënë me armë zjarri.

Vrasësi, mësohet se 30 minuta më vonë u drejtua për në Stabio, Zvicër, ku qëlloi edhe gruan, dhe në fund kreu vetëvrasje duke qëlluar veten.

Uji Dea

Gruaja, që thuhet është kosovare, është në gjendje shumë të rëndë.

Karabinierët dhe Policia Kantonale e Zvicrës i lidhën dy ngjarjet pothuajse njëkohësisht, duke mbyllur hetimin.

Viktima italiane ishte “partneri i ri i gruas” së sulmuar me të njëjtën armë matanë kufirit. Vetëvrasësi ishte ish-i i gruas së plagosur.

Hetimi italo-zviceran do të duhet të sqarojë ndër të tjera nëse ka pasur kërcënime të tjera ndaj çiftit në të kaluarën, nëse ai kishte leje për armë zjarri dhe nëse i kishte lënë ndonjë mesazh para ngjarjes. /Telegrafi/