Një komb i cili e harron të kaluarën, ai komb s`ka të ardhme!

Gjilan – Sot, u bën 23 vite, nga shpërngulja e përlepnicasëve! Në Përlepnicë 6 prilli 1999 ishte një ditë tepër e rëndë, në ora 7.00 jehuan armët serbe, ishim të rrethuar! Ishte ditë kur hordhit serbe, e filluan pastrimin etnik! Ushtria serbe e bëri rrethimin, rrethi i parë ishte me paramilitar të cilët filluan që nga shtëpia e parë në hyrje nga pjesa jugore e Përlepnicës, filluan rrahjet, maltretime, dhe me gjuajtje, në çdo gjë që lëvizte në rrugë, duke shtënë me snajper e armë plagosën rëndë Nexhmedin Kazazin mysafir i cili ishte në shtëpi të mësuesit Feriz Ramadani! Nexhmedini Kazazi ishte nga fshati Dobërqan të cilin e plagosën rëndë me plumba dumdum!
Dërgimi deri në spitalin e Prishtinës për intervenim, është kapitull në vete, ku çdo ndalje në rrugë për Prishtinë, ishte edhe tentim për pushkatim nga paramilitarët, policët dhe ushtarët serb!
Këto veprime i bënin duke aluduar se i plagosuri ishte ushtar i UÇK-së!
Hyrja e paramilitarëve serb dhe rus, kishte filluar nga shtëpia e mësuesit Shefki Bajrami, me maltretim e rrahje, të anëtarëve të familjes!
Ekspedita e paramilitarëve vazhdoi në shtëpinë e Behar Shabanit, dhe në familjen e arsimtarit Shefik Shaqiri, përsëritej rrahja dhe fyerja në shtëpi të arsimtarit Shefik! Kështu që arsimtarit Shefik Shaqiri u rrahë dhe u mor peng nga paramilitaret dhe mercenarët rus!
Rrahjet vazhduan me mësuesin, ish drejtorin e shkollës Nazim Xhelili, ku në shtëpinë e tij ishin të strehuar mbi 50 përlepnicas, por peng e marrin edhe Arif Adem Qerimin, edhe Arifin, e rrahën, maltretuan deri në alivanosje!
Njashtu, edhe në shtëpinë e Ramadan Malokut e rrahën dhe e maltretuan Ramadanin me dy djemtë, dhe shumë të tjerë përlepnicas, e përjetuan dhunën dhe terrorin e 6 prillit 1999!
Njashtu, në ndërkohë, derisa mbushej rruga me qytetarë, paramilitarët hodhën bombë në oborrin e shtëpisë së mësuesit Esat Mehmeti, dhe thonin se aty ka UÇK, fati deshti që familja e mësuesit Esat ishte në rrugë!
Kërkesa e paramilitareve, nga arsimtar Shefik Shaqiri, ishte të identifikojë kryesinë e Përlepnicës!
Por, fal gjindeshmërisë së arsimtarit, i ka bindur paramilitarët se s’kemi strukturë të udhëheqjes, por, për të komunikuar, mundeni me mua, arsimtari iu kishte përgjigjur, por, insistimi i tyre kishte qenë, që të gjithë qytetarët përlepnicas, të dalin në rrugë!
Kështu që merren vesh, që hoxha nga autoparlanti i xhamisë të fton të gjithë për të dalur në rrugë!
Imami i xhamisë hoxhë Abdylhakim Shaqiri apeloi që qytetarët të dalin në rrugë, dhe nga aty vazhdojë imami vazhdoj të bëj komunikimin me paramilitar, dhe fal gjindeshmërisë së tij, çdo gjë ishte nën kontrollë! Pas tubimit në rrugë filloj plaçkitja e qytetarëve, nga paratë, celularët, automjete, dokumente, letërnjoftimet, pasaportat.
Gjatë kësaj kohe, kishte edhe rrahje të disa të rinjve të cilët ishin në kolonë!
Pas të gjitha këtyre plaçkitjeve na u dha urdhër-ultimatum që nga ora 11.00 të shpërngulemi nga Përlepnica, pa adresë ku të shpërngulemi???!!
Në ora 11.00 u nisëm në një rrugë as vet nuk e dinim ku, dhe ku do të përfundon kjo kolonë me përlepnicas ?
Dhe në bisedë me hoxhën vendosëm të shkonim kah Bujanoci, qëllimi ynë ishte sa i rrezikshëm aq befasues, sepse donim t’a senzibilizonim, por, edhe me kolon të bëjmë me dije faktorit ndërkombëtar se, kjo është ushtria serbe, e cila na vuri s’i mish për top para bombardimet e NATO-së, në caqeve serbe!
Por, reagimi i ushtrisë serbe te Dheu i Bardhë ishte sikur të ishim ushtri, apo ndonjë sulm i përgatitur për ta sulmuar Serbinë ! Thuaj se kolona e jonë, ishte një bombë e kurdisu me sahat!
Kur, mbërritëm të Dheu i Bardhë, ushtria serbe u habit se kah po shkon kjo kolon aq e madhe, me automjete e traktor e kamion, u bë një tollovi e paparë, reagime, kërcënime, si edhe këtu filluan rrahjet, tani nga ushtria e policia serbe, me grushta e shqelma ,kanosje me armë!
Por, kjo është minimumi i asaj, çka na kishte gjetur rrugës për Maqedoni apo Shqipëri!
Korridori për Maqedoni apo Shqipëri, do të ishte rruga e tmerrit dhe ferrit për përlepnicas një korridor i kontrolluar nga paramilitarët!
Edhe ky hap i ynë, tregojë një mençuri dhe një pjekuri, që e morëm që kolonën e drejtuam kah Bujanoci!
Në pyetjen e oficerëve kush ju ka thënë për këtë drejtim ?
Ne iu përgjigjem se urdhrin e dhanë paramilitarët, ata na thanë të nisemi si kolonë kah Serbia sepse rrugët janë të bllokuara?
Oficerët serb na kthyen, kështu disa bashkëqytetar shkuan në Topanicë, Koretin, Rogaqice e Hodonoc, e disa gjatë kthimit mbetën në Dobërqan! Por, kishte edhe disa të cilët janë u kthyen në Përlepnicë.
Në kolonë kemi pasur edhe 15 familje refugjatë nga Drenica, që ishin nga viti 1998 me mbi 70 anëtar!
Disa pleq të Përlepnicës, nuk pranuan me ardhë me ne, por edhe disa të rij shkuan t’i bashkëngjiten UÇK-së!
Pas, 3 dite përsëri u kthyem të gjithë në Përlepnicë, por, kjo zgjati vetëm deri më 14 prill, përsëri shpërngulje, dëbim, refugjatë!
Vazhdon kalvari i përlepnicasëve! Ne përlepnicasit, i harrojmë të bëmat e të keqen vëllaut! Por, kurrë nuk i harrojmë të bëmat e shkaut!
Nëse tentohen të harrohen masakrat, vrasjet, e gjitha të këqijat e serbit, kjo në Përlepnicë s`ka me kaluar asnjë herë!
Vëllaut falja gjakun, por armikut merrja hakun!
Për qytetarët përlepnicas, edhe pas kësaj dhune, dhe largim nga Përlepnica, dhe kthimin të disave qytetarëve menjëherë në Përlepnicë, nuk mbeti me kaq!
Pas kësaj pason shpërngulja tjetër,me 14 prill erdhi ultimatumi për shpërngulje e dytë !
Vazhdon, jeta në ankthë dhe vuajtje !
Askush, këto ngjarje s’mund t’i fal në emër të përlepnicasëve!
Prandaj, kur fal në emër të popullit, duhet pyet popullin?????……!!!!!!
Nuhi Nuhiu