FITORJA

Një këngë për flamurin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dyshja e këngëtarëve, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmeti, që janë të fejuar, pritet që së shpejti të vijnë në Kosovë me një këngë për flamurin, e cila do të jepet premierë më 28 nëntor të këtij viti.

Këngëtari Shkodran Tolaj ka filluar që të jetë shumë më shpesh i pranishëm në mediat tona.

Këngëtari tashmë pritet që të zhvendoset madje edhe të jetojë në Prishtinë, përderisa ai është i fejuar bashkë me këngëtaren, tashmë të njohur në skenën tonë, Besiana Mehmedi.

Çifti, që janë të fejuar, pritet që të paraqiten edhe në disa koncerte dhe aktivitete bashkë.

“Projekti i fundit i përbashkët është një këngë, e cila se shpejti do të xhirohet si videoklip.

Fundamenti

Ne do të jemi të pranishëm në një festival të organizuar nga RTK-ja, ku bashkë me Besianën do të këndojmë edhe një këngë për flamurin, e cila është punuar nga mjeshtri i madh i skenës, Naim Gjoshi- kompozitor i shumë këngëve patriotike”, tha Shkodran Tolaj për Express.

Para kësaj kënge, në ditën e çlirimit të Pejës, po me të njëjtin kompozitor, me tekst nga Mentor Thaqi e orkestrim nga Xhevdet Gashi, Shkodrani dhe Besiana kanë kënduar një këngë për 100-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë, dedikuar qytetit të Pejës.

Kjo këngë është kënduar në bashkëpunim me dhjetë këngëtarë që kanë qenë: Ramadan Krasniqi Dani, Shaindere Berlajolli, Energy Band, Besa Berberi etj…

“Kjo këngë është punuar në formë të një himni me të gjitha elementet e zhanreve muzikore dhe është mirëpritur nga publiku”, tha Tolaj.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.