UBT

Një i vdekur në magjistralen Prishtinë – Podujevë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Një person ka vdekur dhe së paku një fëmijë është plagosur në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur në orën 20:15 minuta në fshatin Bërnicë në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Lajmin ia ka konfirmuar KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

RCCOLA

Ai ka thënë se një autobus është përplasur me një veturë të tipit Audi. Policia po bën hetime e nevojshme në vendin e ngjarjes.