RCCOLA

Një i vdekur, dy të plagosur me armë

/ 2 minuta lexim

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Ferizaj, derisa shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri, ndërsa dy persona janë plagosur po ashtu mbrëmë me armë zjarri, njëri ka qëlluar veten ndërsa tjetri është lënduar nga plumbi qorr.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastet e ndara dhe ka bërë të ditur se gjatë natës festive ka pasur edhe gjashtë persona të lënduar si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike.

Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka deklaruar se gjatë natës së festes së vitit të ri (2012/2013), situata kryesisht ka qenë e qetë me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Uji Dea

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri dhe dëmtim prone po ashtu si pasojë e përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

“Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës se festes së vitit të ri janë raportuar dhjetë raste, ku si pasojë e tyre janë lënduar tetë persona, si dhe një rast incident zjarri ku si pasojë ka humbur jetën një person, rast ky i cili është duke u hetuar për shkaqet e zjarrit, e qe ende nuk mund të ndërlidhet me rastet e festës së vitit të ri”, ka deklaruar Kelani.

Krahasuar me festën e vitit të ri 2011/2012, në Policin e Kosovës janë raportuar më pak raste në festen e këtij viti 2012/2013 se sa vitin e kaluar, por mund të ketë edhe raste që nuk janë raportuar në Polici, por të janë adresuar drejt në qendrat mjekësore.