Një i ndaluar për vjedhje të rëndë dhe tri aktakuza të ngritura brenda 24 orëve në Gjilan
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë disa veprime procedurale në trajtimin e rasteve penale, duke ndaluar një person dhe duke ngritur tri aktakuza ndaj tre të tjerëve.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkohë, prokuroria ka ngritur tri aktakuza për raste të ndryshme penale. Dy prej tyre janë kundër dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë me trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin dhe me përkushtim në luftimin e kriminalitetit në rajon./rajonipress/

