KKGJILAN

Një i arrestuar për sulm fizik, një tjetër për drogë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt njoftoj Policia e Kosovës.

Kurse në rrugën “Haqif Tetova” në Gjilan nga njësia e trafikimit me narkotikë është ndalë i dyshuari mashkull shqiptar para se të kryhet kontrollimi nga ana e Policisë i dyshuari ka hedhur në tokë një qese me substancë narkotike të llojit mariuan me peshë 0.8 gram e njëjta substancë është konfiskuar.

UBT

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet. Rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/