Një hap me rëndësi në studimet për kancerin
Dy studiues nga universiteti ETH i Lozanës kanë realizuar një arritje të rëndësishme drejt njohjes së shkaktarëve të zhvillimit të qelizave të kancerit.
Ata kanë provuar të gjejnë përgjigjen për mënyrën se si qelizat kanceroze pësojnë ndarje të vazhdueshme por pa u zhdukur asnjëherë.
Sipas të dhënave të zbuluara nga këta dy shkencëtarë, kjo shpjegohet me një mekanizëm i cili është aktiv në momentin kur ndahen qelizat në fetus. Por, ky mekanizëm nuk funksionon më vonë, pas lindjes së njeriut.
Dhe, pikërisht, kanë zbuluar ata, ky mekanizëm aktivizohet vetëm si pasojë e ndonjë mutacioni në gjene. Dhe kjo mundëson që disa qeliza të caktuara të ndahen deri në pafundësi, që është shpjegim për ndarjen pa përfundim të qelizave të kancerit.