Një grup i të rinjve ia mësyjnë Degës së Partisë Demokratike e Kosovës në Gjilan

Gjilan – Mbi dyzetë të rinj të lagjes Dardania në krye me Besim Ismailin ia mësyn degës së PDK-së në Gjilan për ta shprehur vullnetin dhe përcaktimin e tyre politik e qytetarë për angazhim aktiv në mbështetje të PDK- së.
Me këtë rast kryetari i degës Zenun Pajaziti shprehu mirëseardhje për të rinjtë në PDK, duke e vlerësuar përcaktimin e tyre si një hap të mirë për atë se PDK dhe qeverisja e saj në vazhdimësi ishte përkrahëse e të gjitha ideve dhe aktiviteteve rinore aty ku ka pasur mundësi për realizim të ideve të të rinjve të komunës.
Në anën tjetër grupi i të rinjve deklaruan se ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të fuqishme PDK-së për arsyen se PDK më shumë se çdo subjekt tjetër meriton dhënien e besimit nga të rinjtë dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit në përgjithësi tuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/