Uji Dea

Një grua vret djalin e saj 7 vjeçar dhe një 5 vjeçare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një prokuror në Chicago të SHBA-ve ka thënë sot se një grua me prejardhje polake e ka therur 100 herë djalin e saj 7 vjeçar, dhe pastaj është kthyer me thikë në drejtim të një vajze 5 vjeçare, e cila ishte dëshmitare gjatë vrasjes, përderisa të dy fëmijët po luteshin për jetët e tyre.

Elzbieta Plackowska, 40 vjeçare, u ka thënë hetuesve se natën e së martës ajo i ka therur fëmijët, duke ua prerë fytin, në shtëpinë e saj në Napervillë, pasi që ajo kishte qenë e zemëruar me burrin e saj, një shofer kamioni, i cili shumicën e kohës nuk ishte në shtëpi.

Ajo gjithashtu u ka thënë hetuesve se burri e kishte lënë në shtëpi për tu kujdesur për djalin e tyre Justin dhe se ajo punonte si shërbëtore, gjë që, sipas saj, ishte shumë e ulët për të, transmeton REL.

Hidromorava

“Ajo u ka thënë hetuesve se ka menduar që duke e vrarë Justin do ta lëndonte burrin e saj, në të njejtën mënyrë se si ajo ndihej e lënduar nga marrëdhënia e tyre”, ka treguar avokati Robert Berlin, në një konferencë për shtyp, pas seancës dëgjimore.

Hetuesit thonë se gruaja e ka vrarë edhe vajzën 5 vjeçare, Olivia, të cilën ishte duke e ruajtur, pasi që vogëlushja ishte dëshmitare në vrasjen e Justinit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.