Një qytetar gjendet pa shenja jetë në Shillovë të Gjilanit
Gjilan – Në Shillovë, të Gjilanit policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/