Eko Higjiena

Një gotë qumësht nuk është thjesht një lëng i bardhë

/ 4 minuta lexim

Nga konsumi i 100 gr qumësht, ne marrim 87.8 gr ujë, 120 gr kalcium, 4.8 gr sheqer në formën e laktozës, 3.9 gr yndyrë të përbërë nga acide të ngopura dhe të pangopura, 3.2 gr proteina, aminoacide, vitaminat A, B6, B12, C, etj, por dhe lëndë minerale si fosfati, magnezi, etj.

Lëkurë plot jetë

Kleopatra bënte banjë me qumësht për lëkurën e saj. Këtë tashmë mund ta bëjë çdokush, por ju mund të keni të njëjtat përfitime edhe duke pirë disa gota qumësht çdo ditë. Përbërësit e qumështit do ta bënin lëkurën të duket si jo më mirë. Acidi laktik “e ndez” lëkurën bashkë me enzimat që e ndihmojnë të jetë e lëmuar. Ndërkohë, aminoacidet e mbajnë lëkurën të hidratuar. Por qumështi e mbron atë edhe nga toksinat e ambientit, me antioksidantët që përmban. Kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm. Falë kalciumit që përmban, qumështi zë vendin e parë nga ushqimet si burim i këtij minerali. Jo vetëm fëmijët, por dhe të rriturit e kanë të nevojshëm kalciumin për të mbrojtur kockat e tyre nga osteoporoza. Me kalciumin e tij, qumështi shton forcën dhe mban dhëmbët e shëndetshëm. Që kalciumi të përthithet sa më mirë, ka nevojë për vitaminën D. Kështu që mos e kurseni edhe shëtitjen apo “prezantimin” me diellin.

Muskujt

Me përmbajtjen e proteinave qumështi ndihmon muskujt të rindërtohen. Pini një gotë qumësht pas ushtrimeve fizike për t’i dhënë trupit tuaj atë që ai ka nevojë të rindërtojë. Kjo do të bëjë që dhimbja të struket dhe muskujt të rimarrin forcën e tyre.

Humbja e peshës

Mobi Casa

Jo hamendjet, por studimet, tregojnë se me konsumimin e qumështit me pak yndyrë apo qumështit të skremuar, humbja në peshë është më efektive se në rastin e përjashtimit të qumështit nga dieta juaj.

Më pak stres

Është një mënyrë efikase qetësuese për fundin e ditës suaj të stresuar. Një gotë me qumësht të ngrohtë ju ndihmon të çlironi muskujt dhe të shtendosni muskujt e tendosur.

Trup i shëndetshëm

Qumështi ul presionin e gjakut dhe rrezikun e goditjeve kardiake. Mund të mos e besoni, por qumështi redukton prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe ai mund të veprojë edhe si rregullues i aciditetit të stomakut. Pa dyshim që shpesh përballja me varietete të shumta të qumështit në treg ju ka bërë konfuz. Living, me kënaqësi, ju ndihmon edhe për këtë. Dy janë format e qumështit që ju do të gjeni në treg për sa i përket jetëgjatësisë. Qumësht i freskët i cili është zierë (pasterizuar) në temperatura rreth 90 gradë. Ky qumësht ka një jetëgjatësi disaditore dhe duhet mbajtur gjithmonë në kushte të ftohta. Ndërkohë, gjithmonë e më i pranishëm në treg është qumështi UHT i tregtuar me karton, i cili është i zierë në temperatura mbi 100 gradë për disa sekonda. Ky fakt bën që jetëgjatësia e këtij qumështi të jetë disa muaj dhe mbi të gjitha për sa kohë që është I pahapur, ai nuk e ka të nevojshme të qëndrojë në kushte të ftohta. Për sa i përket përmbajtjes së yndyrës, prodhuesit e ofrojnë qumështin në formë pjesërisht të skremuar, me përmbajtje yndyre 1.5% deri në 2.5%, me përmbajtje të lartë yndyre 3.2%-3.5%, apo edhe krejtësisht të skremuar me 0%-0.5% yndyrë. Për fëmijë, apo grupe të ndryshme të konsumatorëve, qumështi tregtohet edhe me shtesa vitaminoze apo kakao, fruta, etj. Ja përse, të pish një gotë qumësht është gjithmonë një ide e mirë. (Living)