GRANDEMALL

Një gjyqtare serbe nga Vranja emërohet kryetare e një gjykate në Preshevë, Mustafi: Diskriminim i qëllimshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka reaguar për emërimin e një gjyqtareje serbe në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

Aleksandra Kuzmanoviq nga Vranja më 28 nëntor u emërua kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, sipas një vendimi të publikuar në faqen zyrtare të gjykatave në Serbi.

Ai thoë se ky është diskriminim i qëllimshëm në një komunë ndaj profesionistëve shqiptarë në një komunë ku 94% e popullsisë janë shqiptarë.

“Mospërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon – diskriminimi merr formë të qëllimshme! Vendimi i fundit i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për të emëruar Aleksandra Kuzmanoviq si kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, një komunë ku 94% e popullsisë janë shqiptarë, është dëshmi e politikave të vazhdueshme diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ky vendim, që anashkalon dhe margjinalizon profesionistët shqiptarë, është shembull flagrant i trajtimit të pabarabartë në sistemin gjyqësor”.

Uji Dea

Ai tha se gjendja në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë është “alarmante”.

“Nga 5 gjykatës, me pensionimin e njërit prej tyre këtë fundmuaj, mbesin vetëm 2 shqiptarë dhe 2 serbë. Ndërkohë, kryetarja e re është nga komuniteti serb e madje edhe nga Vraja, duke përforcuar këtë balancë të pabarabartë. Në një institucion me 23 të punësuar, ku diku gjysma janë shqiptarë, por përfaqësimi në pozitat vendimmarrëse lë shumë për të dëshiruar”.

Mustafi shkroi se kjo situatë nuk është e rastësishme, ndërsa publikoi edhe një deklaratë nacionaliste të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Ajo reflekton qëndrimet e qëllimshme dhe institucionalizojnë frymëzimin politik dhe retorikat e urrejtjes. Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin vazhdon të promovojë koncepte të tilla si “Srpski svet,” duke e paraqitur atë si “barrierë kundër Shqipërisë së Madhe.” Këto deklarata të mbushura me ksenofobi dhe përçarje janë justifikimi i vazhdueshëm për margjinalizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskriminimi dhe margjinalizimi, së bashku me retorikat përçarëse si ato të Vulinit, janë të papranueshme në një shoqëri që pretendon të ndjekë vlerat e demokracisë, barazisë dhe integrimeve evropiane. Shqiptarët e Luginës meritojnë trajtim të drejtë, përfaqësim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.